2012-02-18 12:56:04

Papa kardinajve të ri: ecni udhës së Jezusit në shërbim të tjerëve me besnikërinë dhe guximin e martirëve.


Kardinajt e ri, të cilët gjatë ceremonisë së Koncistorit të kryesuar nga Papa Benedikti sot paradite në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, morën simbolet kardinalore: qeleshen e kuqe dhe unazën, sipas udhëzimit të Jezusit, kanë mandatin e këndet detyrën, “t’i shërbejnë Kishës e njerëzimit me dashuri e zell, me kthjelltësi e urti, me energji e qëndresë të barinjve, me besnikëri e guxim të martirëve. Është fjala për qenë shërbëtorë të shquar të Kishës e cila në Pjetrin e ka shenjën e dukshme të bashkimit”: kështu tha Papa Benedikti XVI në fjalën e tij mbajtur sot në Koncistorin për krijimin e 22 kardinajve të ri.
Në vazhdim të fjalimit Papa shtoi: “Shërbimi ndaj Zotit e ndaj vëllezërve, dhurimi i vetvetes: kjo është logjika që feja e gjallë na ngulit dhe zhvillon në jetën tonë të përditshme e përkundrazi nuk është stil mondan (sipas kësaj bote) i pushtetit dhe i lavdisë”. “Sundimi e shërbimi, egoizmin e altruizmi, pasja e dhurimi, interesi e bujaria: këto logjika që janë thellësisht në kundërshtim njëra me tjetrën, konfrontohen në çdo kohë e në çdo vend. Nuk ka asnjë dyshim për udhën e shërbimit të zgjedhur nga Jezusi: Ai nuk përkufizohet vetëm duke u treguar atë me fjalë dishepujve të asaj kohe e të sotëm, por e jeton personalisht në trupin e vet. Në të vërtet Ai shpjegon: “As Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por erdhi për shërbyer e për të dhënë jetën e vet si shpengim për shumë njerëz”.
Në fillim të riti solemn e prekës të Koncistorit të rregullt publik për krijimin e Kardinajve të ri, pasi mbajti fjalimin e rastit, Papa shqiptoi solemnisht emrat e Kardinajve të ri, duke shpallur Urdhrin presbiterial apo të diakonisë, që do të thotë të shërbimit. Vijoi pastaj rrëfimi i fesë së kardinajve të ri para popullit të Zotit dhe betimi i besnikërisë dhe ai i dëgjesës ndaj Papës e pasardhësve të tij. Në vazhdim të ritit të Koncistorit, kardinajt e ri, me rend, u gjunjëzuan para Atit të Shenjtë Benediktit XVI i cili u vuri mbi kokë Kësulën e purpurt kardinalore, u dorëzoi Unazën dhe çdonjërit i caktoi një Kishë të Romës si shenjë të pjesëmarrjes e të nxitjes baritore të Papës në Urbe ( Qytetin e Romës). Pas dorëzimit të Bulës së krijimit kardinalor e caktimit të Titullit apo të Diakonisë, Ati i Shenjtë Benedikti XVI shkëmbeu me çdo Kardinal të ri përqafimin e paqes. Në mbarim të ritit, Papa, siç ishte programuar, mbajti Koncistorin e Rregullt Publik për kanonizimin e shtatë të lumturve të ri.







All the contents on this site are copyrighted ©.