2012-02-17 17:49:06

Takim tradicional dypalësh ndërmjet Italisë dhe Vatikanit, në përvjetorin e Pakteve të Lateranit


Me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Pakteve të Lateranit ndërmjet Italisë dhe Vatikanit, u mbajt takimi tradicional në ambasadën e Italisë pranë Selisë së Shenjtë, në të cilin morën pjesë Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, presidenti italian Xhorxho Napolitano dhe kryeministri Mario Monti. Sipas të dyja palëve, takimi ishte shumë i përzemërt. Nuk u fol për taksën e pronësisë, apo ICI-n, për të cilën po diskutohet këto ditë në Itali. Këtë taksë e paguajnë të gjithë ata, që kanë pasuri të patundshme. Qeveria Berluskoni e pati hequr për shtëpinë e parë dhe për ato ndërtesa, të cilat përdoren nga organizatat pa qëllim fitimi. Qeveria Monti e vendosi sërish për shtëpinë e parë dhe ka mundësi t’i kërkojë Selisë së Shenjtë ta paguajë për ato veprimtari tregtare, që vërtet janë në dorën e organizatave “no profit”, por natyrisht nuk mund të quhen “pa qëllim fitimi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.