2012-02-17 15:03:53

Për Papën nisi një javë e ngarkuar me veprimtari


Një javë tejet e ngarkuar me veprimtari për Papën. Impenjimi i parë është mbledhja e jashtëzakonshme e të gjithë kardinajve të botës, sot paradite.
Nesër, pastaj, do të mbahet Koncistori për krijimin e 22 kardinajve të rinj (18, me të drejtë zgjedhore). Do të miratohen edhe dekretet për shpalljen e shtatë shenjtorëve.
Të dielën Papa do të kryesojë, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Meshën e madhe, në bashkëkremtim me kardinajtë e rinj.
Të hënën, në Sallën e Palit VI, do të presë në audiencë kardinajtë e sapokrijuar, shoqëruar nga familjarët, miqtë e dashamirët.
Të mërkurën, Benedikti XVI do t’i prijë procesionit tradicional në Aventin, për t’u përhirë pastaj, si çdo besimtar, në këtë ditë, që shënon për të gjithë katolikët, fillimin e Kohës së Kreshmëve.
Së fundi, të enjten, takimi tradicional i fillimit të Kreshmëve me meshtarët e dioqezës së Romës, të cilëve do t’u mbajë një “lectio divina”.







All the contents on this site are copyrighted ©.