2012-02-17 17:51:25

Dhimbja e Papës për të burgosurit e Hondurasit, viktima të zjarrit


Papa Benedikti XVI shprehu sot, dhimbjen e tij të thellë për viktimat e zjarrit, që të mërkurën e sapokaluar, përfshiu burgun e Komajaguas, në Honduras. Në një mesazh, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, Ati i Shenjtë i lutet Zotit për shpirtin e mëse 350 personave, që gjetën vdekjen në mes të flakëve. Papa u shpreh afërsinë e tij shpirtërore familjarëve dhe në një çast trishtimi kaq të madh, ua beson të gjithë Zojës së Sujapës.







All the contents on this site are copyrighted ©.