2012-02-16 15:57:45

Papa ipeshkvijve afrikanë e evropianë: Kisha nuk ka frikë të shpallë Ungjillin, pavarësisht nga problemet e sfidat. Në mikrofonin tonë, imzot Zef Gashi dhe imzot Lucian Avgustini


Problemet nuk mungojnë, por janë provë se Kisha është e gjallë e nuk ka frikë ta shpallë Ungjillin. Kështu u tha sot paradite Papa, ipeshkvijve evropianë dhe afrikanë, të mbledhur në Romë kësaj jave, për Simpoziumin e dytë të Konferencave Ipeshkvnore të dy kontinenteve me delegatët e dikastereve të Vatikanit dhe të organizmave kishtare. Ishin rreth 80 vetë, pjesëmarrësit në audiencën me Benediktin XVI, në Sallën Klementina të Pallatit Apostolik. Të pranishëm, edhe dy ipeshkvij shqiptarë: imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit në Malin e Zi dhe imzot Lucian Avgustini, ipeshkv i Sapës në Shqipëri.
Ka sfida impenjative, që Afrika e Evropa duhet t’i përballojnë së bashku, nënvizoi Ati i Shenjtë. Së pari, indiferenca fetare. Shumë njerëz jetojnë sikur Zoti të mos ekzistonte, ose kënaqen me një lloj besimi të vagëllt, të paaftë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve mbi të vërtetën dhe koherencën:
“Sot, sidomos në Evropë, por edhe në disa zona të Afrikës, ndihet pesha e një ambienti të shekullarizuar e shpesh kundër fesë së krishterë”.
Si Evropa, ashtu edhe Afrika, kanë nevojë për të rinj bujarë, të përgjegjësuar për të ardhmen e tyre, theksoi Benedikti XVI. Por më hollësisht për fjalët e Papës, të dëgjojmë komentin e dy ipeshkvijve shqiptarë, të pranishëm në audiencë. Në mikrofonin tonë, imzot Zef Gashi dhe imzot Lucian Avgustini…........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.