2012-02-15 19:05:46

Serbët e veriut të Kosovës përfunduan referendumin


35 mijë serbë të Kosovës votuan për të dytën ditë radhazi mbi legjitimitetin e organeve të pushtetit të Prishtinës në katër komuna, ku janë shumica e popullsisë. Konsultimi nuk njihet nga asnjë prej autoriteteve e madje as nga vetë Beogradi. Të dëgjojmë komentin e Françesko Martinos, korrespondent i Observatorit “Ballkani dhe Kaukazi”, faqe informacioni në internet:RealAudioMP3
Vota e djeshme dhe e sotme nuk sjell asnjë risi nga pikpamja e qëndrimit të serbëve në veri të Kosovës. Rezultatet e këtij referendumi dihet se do t’i mohojnë Prishtinës autoritetin e vet në zonë. Më interesant është kuptimi politik i referendumit, i cili përdoret nga serbët e Kosovës jo vetëm kundër pushtetit të Prishtinës, por edhe si mjet presioni mbi qeverinë e Beogradit. Serbia është në një pozicion delikat. Prej kohësh, qeveria e presidentit Tadiç përpiqet t’i sigurojë të ardhmen në Bashkimin Evropian, prandaj Beogradi ka frikë se nëse e mbështet referendumin, e gjithë puna e bërë deri tani, për t’iu afruar Brukselit, do të shkojë kot. Gjithsesi, nga pikpamja ligjore, ky konsultim nuk ka asnjë vlerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.