2012-02-15 19:07:10

Në Martanesh, 28 vetë pa shtëpi, nga bora


Referendumi në Kosovë nuk ka sjellë probleme me rendin publik, në mos tjetër, sepse vendi është zhytur nën dëborë e kjo i qetëson jo pak njerëzit, të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre. Fatkeqësisht dëbora ka sjellë edhe emergjenca, si rënien e çative, probleme me ujin e pijshëm e me energjinë elektrike, vonesa në ndihmën mjekësore. Gjendja nuk është më e mirë në Shqipëri, ku 28 persona në Martanesh kanë mbetur jashtë, për shkak të shembjes së çatisë së një pallati. Pa energji, Kukësi, Hasi, Kruma dhe Kalimashi. Ka filluar shpërndarja e ushqimeve me helikopterë, të cilët detyrohen t’i hedhin pakot nga lart, pasi nuk kanë vende për t’u ulur.







All the contents on this site are copyrighted ©.