2012-02-14 16:33:01

BE-ja: i kotë, referendumi serb për sovranitetin e Prishtinës


Sot, serbët e veriut të Kosovës filluan një referendum dy ditor, për të vendosur nëse Prishtina ka apo jo autoritet mbi ta. E organizuan pavarësisht se edhe Beogradi, me anë të presidentit Boris Tadiç, është shprehur disa herë kundër tij, duke sqaruar se nuk përkon me interesat e Serbisë. Sot, edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç komentoi hapjen e konsultimeve në vend, duke pranuar se ka probleme në veri të Kosovës, por duke theksuar edhe se nuk mund të zgjidhen as me dhunë e as me referendum.







All the contents on this site are copyrighted ©.