2012-02-13 18:06:09

Mëse 100 të plagosur në ndeshjet me policinë në Athinë. Zgjedhje të parakoshme, në prill


Një ditë pas protestave, që përfshinë Athinën si kurrë ndonjëherë, Greqia bën bilancin e dëmeve: 40 ndërtesa të djegura e mëse 100 të plagosur në ndeshjet me policinë, ndërsa parlamenti miratonte masat më të rënda kundër krizës ekonomike, të cilat kërkojnë sakrifica, të vlerësuara me 3,3 miliard euro. Manifestime edhe në Selanik, qyteti i dytë i Greqisë. Vendi do të marrë kredinë prej 130 miliard eurosh, dhënë nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sot, u njoftua se në prill do të mbahen zgjedhje të parakohshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.