2012-02-13 18:05:57

Lidhja Arabe kundër Damaskut: forca për paqen në Siri


Siç e dëgjuat nga thirrja e Papës në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, gjendja në Siri karakterizohet nga dhuna dhe gjakderdhja. Propozimi i fundit për zgjidhjen e problemit vjen nga Lidhja Arabe, e cila i kërkon Këshillit të Sigurimit, një “forcë paqeje” të përbashkët me OKB-në, për të kontrolluar e verifikuar zbatimin e një armëpushimi të menjëhershëm në Siri. Natyrisht, Damasku është kundër disllokimit të një force ndërkombëtare, ndërsa Rusia deklaroi se do ta shqyrtojë propozimin. Në këto orë, pritet që OKB-ja të diskutojë një rezolutë, e cila dënon regjimin e presidentit Bashar al Asad. Teksti është hartuar nga ministrat e jashtëm arabë, pas përfundimit të misionit të vëzhguesve në vend. Ndërkaq, forcat qeveritare vazhdojnë të bombardojnë qytetin e Homsit dhe të bëjnë raprezalje në afërsi të Damaskut.







All the contents on this site are copyrighted ©.