Më 12 shkurt përkujtojmë Papa Kristo Negovanin – Harallambi, martir i gjuhës dhe i
kishës ortodokse shqiptare. Pra, sot më 12 shkurt kalendari kujton përvjetorin e vrasjes
së meshtarit, shkrimtarit e patriotit shqiptar Papa Kristo Negovani. Lindur në fshatin
Negovan, në Follorinë të Greqisë Papa Kristua qe një ndër klerikët veprimtarë më të
shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Mësimet fillore i kreu në shkollën greke
të fshatit. Studimet e mëtejshme i vijoi në gjimnazin e Athinës, por pas tre vjetësh
u shtrëngua t’i ndërpresë sepse ndërkaq kusarët i kishin vrarë të atin. Në 1894 emigroi
në Braila të Rumanisë ku punoi tre vjet si marangoz. Gjatë kësaj kohe Papa Kristua
zuri miqësi dhe u familjarizua me veprimtarë të Shoqërisë së Stambollit, Drita të
Bukureshtit e të tjerë të cilët e frymëzuar që t’i dilte zot gjuhës shqipe e cila
rrezikonte të zhdukej si pasojë e shovinizmit të fqinjëve. Prej tyre atdhetarëve shqiptar
në Rumani mësoi edhe të shkruajë shqip me alfabetin e Stambollit. Fillimisht mësues
i katundit të Negovanit, Papa Kristua u shugurua meshtar ortodoks. Qe një ndër frymëzuesit
e Kishës ortodokse autoqefale shqiptare, e cila do të bëhej realitet vetëm me Fan
Nolin. Kisha dhe shtëpia e tij u bënë çerdhe të shqiptarizmës. I nxiste të gjithë
besimtarët, papushim që të mbronin gjuhën dhe zakonet shqiptare. Natën e 12 shkurtit
të vitit 1905 një grup të panjohurish e morën me zor nga kisha ndërsa shpërndante
naforën. E çuan në periferi të fshatit dhe e masakruan me thika dhe sopata duke thënë:
“Shko tani të bësh propagandë për Shqipërinë dhe të thuash ungjillin shqip”. Bashkë
me të vranë edhe të vëllain, Theodosin, edhe ky patriot. Vrasjen e tij e vajtuan
të gjithë shqiptarët si brenda ashtu edhe jashtë atdheut, ndër të cilët, Zef Skiroi,
i kushtoi madje edhe një vjershë. Si përgjigje ndaj vrasjes së Papa Kristos, më 9
shtator 1906 çeta e Bajo Topullit vrau dhespot Fotin, mitropolitin e Korçës, i cili
akuzohej se kishte qenë porositësi kryesor i vrasjes së vëllezërve Negovani. Ndër
veprat letrare të këtij martiri të gjuhës e të kishës ortodokse autoqefale shqiptare
vlen të përmenden: “Istori e dhjatës vjetërë”, botuar në Bukuresht në 1899; “Bënjatë
e shënjtorëvet dërgimtarë” që sot do të tingëllonte si “Bëmat e Apostujve”, në Sofje
më 1903 etj. Ka shkruar e përkthyer në shqip edhe përralla e shumë vjersha me karakter
didaktik për fëmijë. – Harallambi, martir i gjuhës dhe i kishës ortodokse shqiptare. Sot
më 12 shkurt kalendari kujton përvjetorin e vrasjes së meshtarit, shkrimtarit e patriotit
shqiptar Papa Kristo Negovani. Lindur në fshatin Negovan, në Follorinë të Greqisë
Papa Kristua qe një ndër klerikët veprimtarë më të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Mësimet fillore i kreu në shkollën greke të fshatit. Studimet e mëtejshme i vijoi
në gjimnazin e Athinës, por pas tre vjetësh u shtrëngua t’i ndërpresë sepse ndërkaq
kusarët i kishin vrarë të atin. Në 1894 emigroi në Braila të Rumanisë ku punoi tre
vjet si marangoz. Gjatë kësaj kohe Papa Kristua zuri miqësi dhe u familjarizua me
veprimtarë të Shoqërisë së Stambollit, Drita të Bukureshtit e të tjerë të cilët e
frymëzuar që t’i dilte zot gjuhës shqipe e cila rrezikonte të zhdukej si pasojë e
shovinizmit të fqinjëve. Prej tyre atdhetarëve shqiptar në Rumani mësoi edhe të shkruajë
shqip me alfabetin e Stambollit. Fillimisht mësues i katundit të Negovanit, Papa
Kristua u shugurua meshtar ortodoks. Qe një ndër frymëzuesit e Kishës ortodokse autoqefale
shqiptare, e cila do të bëhej realitet vetëm me Fan Nolin. Kisha dhe shtëpia e tij
u bënë çerdhe të shqiptarizmës. I nxiste të gjithë besimtarët, papushim që të mbronin
gjuhën dhe zakonet shqiptare. Natën e 12 shkurtit të vitit 1905 një grup të panjohurish
e morën me zor nga kisha ndërsa shpërndante naforën. E çuan në periferi të fshatit
dhe e masakruan me thika dhe sopata duke thënë: “Shko tani të bësh propagandë për
Shqipërinë dhe të thuash ungjillin shqip”. Bashkë me të vranë edhe të vëllain, Theodosin,
edhe ky patriot. Vrasjen e tij e vajtuan të gjithë shqiptarët si brenda ashtu edhe
jashtë atdheut, ndër të cilët, Zef Skiroi, i kushtoi madje edhe një vjershë. Si përgjigje
ndaj vrasjes së Papa Kristos, më 9 shtator 1906 çeta e Bajo Topullit vrau dhespot
Fotin, mitropolitin e Korçës, i cili akuzohej se kishte qenë porositësi kryesor i
vrasjes së vëllezërve Negovani. Ndër veprat letrare të këtij martiri të gjuhës
e të kishës ortodokse autoqefale shqiptare vlen të përmenden: “Istori e dhjatës vjetërë”,
botuar në Bukuresht në 1899; “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë” që sot do të tingëllonte
si “Bëmat e Apostujve”, në Sofje më 1903 etj. Ka shkruar e përkthyer në shqip edhe
përralla e shumë vjersha me karakter didaktik për fëmijë.