Me 11 shkurt kalendari Kishtar kremton festën e Virgjërës Mari të Lurdës.
Kjo festë e Zojës së Lurdës bazohet në 18 shfaqjet e vegimet të cilat i pati 14-vjeçarja
Bernadete Soubirous në hapësirën e kohës prej 11 shkurt deri më 18 korrik të vitit
1858. Ajo kishte parë në një shpellë shkrepi pranë qytezës Lurdë, në jugun e Francës.
Ajo kishte parë një “grua të zënë pa mëkat”, e cila, sipas Bernardette kishte pasur
tesha të bardha, lule të verdha tek të të dyja këmbët, ashtu siç ishte edhe rruzarja
e saj. Sipas Bernardetes, Zoja e Lurdit kërkonte t’i ndërtohej një kishëz, të bëheshin
procesione, pendime dhe lutje për kthimin e mëkatarëve. Për një kohë të shkurtër,
Lurdi u bë njëri ndër vendet më të mëdha të shtegtimit (çdo vit shko mblidhen atje
më se rreth 2 milion shtegtarë dhe vizitorë) ku ndodhin mrekulli të ndryshme. Papa
Piu X (1903 –1914) më 13 dhjetor të 1907, e zgjeroi këtë festë për tërë Kishën, e
cila në fillim vlente vetëm për Kishën vendore, si përkujtim në shfaqjen e parë nënës
së Zotit në Lurd. Thirrej edhe Festa e Shfaqjes së Zojës së Papërlyer, Dita e Gruas
sonë të dashur nga Lurdi. Reforma e re e vitit 1969 e mori për festë të tërë Kishës
si festë të paurdhëruar. Dëftimet apo shfaqje private nuk i përkasin detyrimisht
përmbajtjes së fesë apo të besimit, por përkundrazi “ato në Kishë lënë përshtypjen
e e dhuntisë së mëtutjeshme dhe të karizmave. Këto dhunti dhe karizma, në Kishë, në
situata të caktuara ndërmjetësojnë frymëzime të vendosura, impulse dhe ndihmë për
njëmendësimet në kohën e duhur të zbulesave të pashtershme dhe kohë pas kohë edhe
të pambërrishme të Krishtit” (Leo Scheffczyk). Kjo festë nuk ka përmbajtje historike,
por Maria vetë është përmbajtja e kësaj feste. Mari, Nënë e Papërlyer e Lurdit, Ti
nëpër thjeshtësinë e Bernardetes na thirre të bëjmë pendesë dhe të lutemi për
mëkatarë, bëj që të heqim dorë nga krenaria, e cila është shkaku kryesor i të
gjitha mëkateve. Ti, duke iu zbuluar rishtas botës sonë, dëshiron t’u afrohemi
sa më shumë të vërtetave të Birit tënd dhe t’i njëmendësojmë ato në jetë. Prandaj,
nxjerri hire të qenurit tonë, që të bëhemi sa më tepër dashamirë të Birit tënd.
Amen