2012-02-09 16:12:00

Kardinali amerikan Goerge te Papa: Kisha SHBA-së në mbrojtje të martesës, të lirisë së ndërgjegjes dhe të emigrantëve.


Vazhdon, në Vatikan, vizita “ad Limina Apostolorum” e ipeshkvijve katolikë të SHBA-së Sot, një grup i madh ipeshkvijsh, të udhëhequr nga kardinali kryeipeshkëv i Çikagos, u prit në audiencë nga Papa Benedikti XVI. Kardinali Francis E. George flet mbi rëndësinë e takimit dhe sfidat aktuale që ka Kisha në SHBA-së.
“Kemi folur për e migracionin, për jetën politikës së zonës sonë, ku shumë prej politikanëve janë katolikë, por kjo nuk do të thotë se janë në favor të Kishës. Kemi folur për praninë spanjolle dhe për mënyrën se është duke e ndryshuar Kishës. Kemi folur për shkollat, shoqatat e bashkësive famullitare kishtare e se si, së paku në Çikago, janë duke u rritur dhe ndihmuar për ruajtjen e kultivimin e fesë. Kemi folur edhe për ungjillëzimin e ri dhe se si jemi duke bërë përpjekje për mbështetjen e kësaj nisme. Pastaj kemi folur edhe për martesën, për vështirësitë e saj e të familjeve, kemi diskutuar me vite për mjetet që jemi duke përdorur për përforcimin e martesës dhe për mbrojtjen e saj në fushën ligjore”.
Një aspekt tjetër që u diskutua është rreziku i shekullarizimit në shoqërinë amerikane, tjetërsimi i vlerave njerëzore e shpirtërore, çështja e lirisë së ndërgjegjes e tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.