2012-02-09 14:46:40

Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Llesh Kola për 100 vjetorin e Pavarësisë.


Fillojnë aktivitetet e Ambasadave të Shqipërisë për Jubileun e 100 vjetorit të Pavarësisë, me veprimtari kulturore në Itali, Bosnje Hercegovinë, Katar, Danimarkë e Zvicër e vende tjera.
Siç njofton në mikrofonin tonë ambasadori Llesh Kola, Ambasada e Shqipërisë në Romë në bashkëpunim me Bashkinë e Romës, Këshillin Qytetar për Emigracionin dhe Gazetën "Bota Shqiptare", nisën muajin e kulturës shqiptare me titull: "Vendi Përballë - Shqiptarët e Italisë Kremtojnë 100 vjetorin e Pavarësisë", që vijon nga data 4 shkurt deri më 3 mars 2012, në Muzeun e Civilizimit Romak, Romë.
Gjatë këtij muaji do të shpaloset një mozaik i gjerë kulturor me ekspozita pikture dhe fotografike, ekspozitë me dokumente të rëndësishme që kanë shënuar lindjen e Shtetit shqiptar, konferenca, projektime filmash, përmes të cilave do të prezantojmë në Romë, Shqipërinë-vendi përballë.
Të ftuar në këto aktivitete janë përfaqësues institucionesh, intelektualë, shkrimtarë, regjisorë, muzikantë, piktorë dhe fotografë, student shqiptarë, arbëresh dhe italianë. Synohet që këto aktivitete të prezantojnë momentet më të rëndësishme për Shtetin shqiptar si dhe aspekte të jetës e veprimtarisë së shqiptarëve dhe arbëreshëve në Itali. Mbi programin dhe domethënien e jubileut të 100 vjetorit të Pavarësisë, në mikrofonin e Radio Vatikanit flet ambasadori shqiptar pranë Shtetit italian, Llesh Kola, ta dëgjojmë........RealAudioMP3

Ja dhe programi
Vendi përballë
Shqiptarët e Italisë festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë

4 shkurt - 3 mars 2012 Muzeu i Civilizimit Romak, Sheshi Giovanni Agnelli, 10 – Romë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë në bashkëpunim me 'Bota Shqiptare' - Gazeta e shqiptarëve në Itali dhe Bashkinë e Romës – Këshilli Qytetar për Emigracionin, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, organizojnë muajin e kulturës shqiptare në Romë.
Nga data 11 shkurt deri më 3 mars 2012, do të shpaloset një mozaik i gjerë kulturor me ekspozita pikture dhe fotografike, ekspozitë me dokumente të rëndësishme që kanë shënuar lindjen dhe 100-vjetorin e Shtetit shqiptar nga Arkivi Qendror i Shtetit, konferenca e projektime filmash, nëpërmjet të cilave do të paraqitet në Romë, në “qytetin e përjetshëm”, Shqipëria – Vendi përballë.
Do të jenë të pranishëm përfaqësues institucionesh, intelektualë, shkrimtarë, regjisorë, muzikantë, piktorë dhe fotografë, studentë dhe të rinj shqiptarë, arbëreshë dhe italianë, nëpërmjet të cilëve do të paraqiten çastet më të rëndësishme të Shtetit shqiptar dhe aspekte të jetës dhe veprimtarisë së shqiptarëve dhe arbëreshëve në Itali.

Programi i kësaj dite nuk është mbajtur për arsye të motit të keq në Romë.
E shtunë 4 shkurt 2012 ora 16.00-19:00
Përshëndetje e organizatorëve dhe autoriteteve shqiptare dhe italiane. Prezantim i programit dhe inaugurimi i ekspozitave të cilat do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë muajit.
“Shqipëria mbush 100 vjet. Dokumentet që bënë historinë” - Takim me znj. Nevila Nika, drejtore e Arkivit Qendror Shqiptar.
“100 vjet Shqipëri e pavarur” material i Arkivit të Shtetit, prezantuar nga Drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit.
“Të zbulosh Shqipërinë” - Ekspozitë fotografike nën kujdesin e Shoqatës “USAB”
"Albania from the air" video dhe ekspozitë fotografike nga Alket Islami.
Ekspozitë kolektive e piktorëve Alfred Mirashi (Milot), Agim Sulaj, Arta Ngucaj & Arben Beqiraj, Frederik Ivanaj, Armand Xhomo, Orenada Dhimitri, Anila Zajmi-Katanolli, Gëzim Mehmeti, Anila N. Zajmi, Alban Berberi, Anxhela Hoxhalli e Lori Lako, Xhovalin Delia, Parlind Perloshi, Albert Dedja, Agim Hajzëri, Anila Shapalaku.
“IntegAzione” - Ekspozitë fotografike e fotografit Vittorio Arcieri, nën kujdesin e Shoqatës "Integra" Onlus

E Shtunë 11 shkurt 2012 Ora: 11.00 - 13.00
“Shqipëria dhe Muzeu i Civilizimit Roman” - Takim me brezin e dytë.
“Territori i Shqiperisë së sotme në organizimin e perandorisë midis Lindjes dhe Perëndimit” - Relacion i Av. Enrico Silverio, anëtar i Komisionit Sport Kulturë i Këshillit të Dhomës së Avokatëve të Romës.
Përshendetje institucionale e znj. Tetyana Kuzyk, Presidente e Grupit të Asamblesë së Bashkisë së Romës.

Koncert poetik me repertor patriotik e lirik të rilindasve tanë (Gj. Fishta, N. Frashëri, V.Prendushi, Çajupi, M.Kuteli) dhe Nënë Tereza, nga Mirush Kabashi, Artist i Merituar.

E premte 17 shkurt 2012 Ora 16.00 - 18.00
“150 Vjetori i Bashkimit të Italisë dhe 100 vjetori i Rilindjes Shqiptare. Roli i Arbëresheve Pasquale Scura e Terenzio Tocci”. Marrin pjesë Ambasadori Llesh Kola, Deputeti Cesare Marini, Ambasadori Mario Bova, Kryetari i Bashkisë Aldo Marino, gazetari i njohur Gian Antonio Stella, historiani Francesco Fabbricatore, Maria Assunta Iole, Terenzio D'Alena. I ftuar nderi Ambasadori i Kosovës, Albert Prenkaj. Nën kujdesin e Komunës arbëreshe të Vakaricit (Vaccarizzo Albanese).

E premte 17 shkurt 2012 Ora: 18.00 - 20.00
"Shqipëria vendi përballë" – projektim i dokumentarit dhe debat me regjisorin Roland Sejko. Salla “Planetario”
Nga rënia e perandorisë otomane deri në Luftën e Parë Botërore, nga Mbreti Zog deri në pushtimin italian te Shqipërisë, nga diktatura e Enver Hoxhës deri në rënien e komunizmit. Ky dokumentar rindërton për herë të parë historinë e Shqipërisë të viteve ‘900, nëpërmjet imazheve të arkivave më të mëdhenj kinematografikë të institutit “Luce” të sjella në art nga regjisori shqiptar Roland Sejko.

E enjte 23 shkurt ora 16:00-19:00
“Shqiptarët 20 vite më pas”
Konferencë me pjesëmarrjen e Franco Pittau, Rando Devole, Darien Levani, Aldo Renato Terrusi e Alessandro Leogrande, Keti Bicoku, Edmond Godo.
Nën kujdesin e ‘Bota Shqiptare’ – Gazeta e shqiptarëve në Itali

E shtunë 3 mars 2012 Ora 16.00 - 19.00
“Shqipëria turistike ju mirëpret”
Takim me operatorët turistikë Francesca Toscano & Eni Cici nën kujdesin e Ejona Milano.
Marrin pjesë Ministri Shqiptar i Turizmit Kultures Rinisë dhe Sporteve dhe i Deleguari i Kryetarit të Bashkisë së Romës për turizmin.
Përformancë artistike e Xhovalin Delia (video) dhe Aleksandër Gashi (piano).
Mbyllja e muajit të kulturës. Përshendetjen e organizatorëve .
Bufe karakteristike shqiptare.

Organizatorë:
Ambasada e RSH në Romë
Bashkia e Romës
Gazeta Bota Shqiptare dhe Shqiptariiitalise.com
Këshilli Qytetar për Emigracionin – Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar Edmond Godo.

Me bashkëpunimin e:
Arkivi Qendror Shqiptar, AQSh
Shoqata e studentëve "USAB"
Shoqata e studentëve "ASUF"
Shoqata "Integra" Onlus
Shoqata Ejona Milano
Komuna Vaccarizzo Albanese
Albanian Destination

Me mbështetjen e:
Adria Ferries dhe Frittelli Maritime Group







All the contents on this site are copyrighted ©.