2012-02-08 17:08:42

Partitë grinden në Greqi mbi masat për të shmangur falimentimin


Ditë vendimtare për fatet e Greqisë, e cila, për të mos falimentuar, u kërkon nënshtetasve të vet sakrifica të tjera. Është në lojë pjesa e dytë e ndihmave ndërkombëtare, prej 130 miliard eurosh. Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Bashkimi Evropian kërkojnë të ulen pagat dhe pensionet, të mbyllen institucionet shtetërore të panevojshme e të pushohen nga puna 15 mijë punonjës shtetërorë. Paketa e re e masave, për të cilat partitë greke nuk bien dakord, duhet të paraqitet në parlament të premten e të votohet brenda ditës së dielë. Ndokush mbron idenë e kthimit tek drahma, por Brukseli kërkon që Greqia të mbetet në Eurozonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.