2012-02-08 16:59:19

Akoma emergjencë nga i ftohti në Evropë: 450 viktima


Rritet numri i viktimave nga i ftohti në Evropë. Deri tani, koha e keqe ka shkaktuar 450 të vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve në Evropën Lindore. Një viktimë nga i ftohti edhe në Tiranë. 35-vjeçari dyshohet të ketë qenë endacak. Në Bajram Curr shembet pjesërisht çatia e spitalit, ndërsa në Kukës, një nënë u jep jetë dy binjakeve, pasi ecën 6 orë në mes të dëborës. Në Pukë, trashësia e borës ka arritur në dy metra e familjet kanë mbetur pa ushqime. Probleme edhe në Maqedoni e në Kosovë, ku sot humbi jetën një kamionist. Bullgaria e jugut përmbytet, pas shpërthimit të një dige, ndërsa sot përfshihet nga një stuhi e paparë ere dhe dëbore.
E gjendja nuk ka ndërmend të përmirësohet. Të premten e të shtunën, nga Siberia do të vijë një front tjetër me ngrica e dëborë, që do të ulë edhe më tej temperaturat.







All the contents on this site are copyrighted ©.