2012-02-07 14:19:03

Papa pritet të viziton Libanin në shtator me rastin e dorëzimit të dokumentit të Sinodit për Lindjen e Mesme


“Papa Benedikti XVI pritet të dorëzojë në shtatorin e ardhshëm në Liban ‘këshillimin apostolik’ për Lindjen e Mesme (dokumentin papnor përpiluar mbi bazën e asaj që doli në pah në Sinodin e ipeshkvijve mbajtur në tetorin e vitit 2010)”. Kështu pohoi patriku latin i Jerusalemit, fortlumturia e tij Fouad Twal, i cili, me rastin e festës së Paraqitjes së Jezusit në Tempull, kremtoi Meshën për bashkësinë e krishterë hebreofone të Jerusalemit, në Kishën kushtuar shën Simeonin e shën Anës. Deklarata e patrikut larin iu dha Shërbimit Informativ Fetar (Sir). Udhëtimi apostolik në Liban, për Benediktin XVI do të jetë vizita e parë në këtë Vend, i treti në Lindje të Mesme, pas udhëtimit të Papës më 2009 në Jordani, në Izraeli e në Territoret e Pushtuara, dhe ai në Qipro më 2010. Benedikti XVI qe ftuar për vizitë në Liban nga Kryeministri libanez, Naxhip Mikati, me rastin e pritjes në audiencë më 28 nëntorin e vitit të kaluar, e para tij, në shkurt 2011, nga Presidenti i Republikës Michael Suleimani.
E lidhur me njoftimin e lajmit nga Patriku latin i Jerusalemit, imzot Fouad Twal, rreth vizitës së Papës në Liban, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi saktëson se “është e vërtetë që një udhëtim i tillë është në studim e sipër e Papa dëshiron ta bëjë në përkim me botimin e ‘këshillimit postsinodal” të Sinodit të Veçantë për Lindjen e Mesme. Megjithatë akoma nuk ka asnjë komunikim zyrtar për të”.







All the contents on this site are copyrighted ©.