2012-02-07 15:29:55

Në Shqipëri temperaturat e ulëta e era e fortë krijojnë vështirësi


Në Shqipëri megjithëse nga autoritetet raportohet se kanë pushuar reshjet e dëborës, situata në verilindje dhe juglindje të vendit vijon të jetë e vështirë me temperatura të ulëta, që kanë shkaktuar ngrica, por edhe me erëra të forta.
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit të Shqipërisë i kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që do të udhëtojnë në këto zona të jenë të pajisur me zinxhirë për shkak të trashësisë së madhe të borës, veç kësaj të janë të vëmendshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.
Sipas informacionit më të fundit në qarkun e Dibrës, vazhdon të fryjë erë e fortë, furtunë. Në aksin Ura e Skurajve-Klos-Bulqizë-Peshkopi dhe Peshkopi-Muhur-Reç qarkullohet me zinxhirë, ndërsa segmenti në vazhdim deri në Q.Draj është i bllokuar. Aksi Qafë Bualli-Krastë qarkullohet me zinxhirë.
Situata më problematike paraqitet në sektorin e Bulqizës (seg. Bajkal-Q.Bualli) ku qarkullimi kryhet me shumë vështirësi, me zinxhirë për shkak të pamjes së kufizuar nga era e fortë. Aksi Ura e Çerenecit-Stëblevë deri në Ostren i Vogël qarkullohet me zinxhirë, në vazhdim deri në Stëblevë i bllokuar.
Në qarkun e Kukësit, temperatura vijojnë të mbeten nën zero dhe janë të shoqëruara me erë të fortë. Në autostradën dalje Tuneli-F.Dukagjin-Morinë qarkullohet me zinxhirë. Akset Kukës-Q.Shllak, Kukës-Krumë-Q.Prush qarkullohet me zinxhirë. Aksi Kukës-Draj Reç deri në Domaj qarkullohet me zinxhirë. Segmenti Domaj-D.Reç është i bllokuar. Në Tropojë, në të gjitha akset qarkullohet me zinxhirë. Aksi Krumë-Bajram Curri deri në Q.Luzhë qarkullohet me zinxhirë, më tej (në Q.Luzhë është rreth 2.3m borë) i bllokuar. Aksi Fierzë-Q.Morinë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Topojan-Shishtavec është i bllokuar. Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e qarkullimit.
Në qarkun e Korçës, kanë filluar rreshje bore. Aksi kryesor qarkullohet pa probleme. Në aksin Korçë-Q.Qarri-Ersekë-Leskovik qarkullohet me zinxhirë. Rruga e Dardhës dhe e Voskopojës janë të kalueshme me zinxhirë.
Në qarkun e Shkodrës, qarkullimi kryhet pa zinxhirë në akset: K/Bushat-Bisht Jugë (Lezhë), Krye Bushat-Mjedë, Ura Baçallëk-Mabe, Harku Berdicës-Velipojë, Ura e Bunës-Murriqan. Aksi Shkodër-Q.Qelë qarkullohet pjesërisht me zinxhirë. Aksi D/Laç-Koman qarkullohet me zinxhirë. Malësi e Madhe: Aksi Dedaj-Razëm qarkullohet pa probleme deri në fshatin Vrish, seg. në vazhdim deri në Razëm qarkullohet me zinxhirë. Aksi D/Laç-Koman qarkullohet me zinxhirë.
Në rrethin e Pukës, ka prezencë akulli. Aksi Q.Qelë-Pukë qarkullohet me zinxhirë, Pukë-Q.Mali qarkullohet me zinxhirë. Tek gropat e bitumit rruga është bllokuar nga orteqet. Q.Mali-Q.Shllak dhe Q.Mali-Fierzë janë bllokuar për shkak të ortekëve. Punohet intensivisht për përmirësimin e situatës. K.Hadroj-Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.
MPPT u tërheq vëmendjen drejtuesve të mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë për shkak të trashësisë së madhe të borës, veç kësaj të jenë të vëmëndshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.
Në qarkun e Tiranës, gjatë aksit Tiranë-Q.Krrabë vende-vende ka prezencë akulli. Qarkullohet pa zinxhirë. Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm. Në segmentin Trau Dajt -Vilat Qeveritare qarkullohet pa probleme, në vazhdim deri në Q.Mollë qarkullohet me zinxhirë.
Në autostradën Milot-Kalimash, ka patur reshje të shumta bore gjatë natës. Në segmentin Milot-Rrëshen qarkullimi kryhet pa probleme, në vazhdim Rrëshen-F.Dukagjin qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Punohet për përmirësimin e qarkullimit.
Në qarkun e Lezhës, në aksin kryesor në autostradë, segmenti Rrëshen-Hyrje e Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë, po punohet për shpërndarjen e kripës. Lidhja e autostradës (Shpal) me Rrëshen-Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.
Në qarkun e Elbasanit, në Q.Krrabë (Km 29) - Elbasan - Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë qarkullimi kryhet pa probleme, pa zinxhirë. Aksi K/Labinot Fushë- Monument Bizë i kalueshëm deri në Q. Rrenc, segmenti në vazhdim është i bllokuar,trashësia e bores-50 cm.). Aksi Librazhd-Stëblevë qarkullohet me zinxhirë deri në F.Studë, pjesa në vazhdim deri në Stëblevë (3km) është i bllokuar. Po punohet me të gjitha mjetet për hapjen e këtij segmenti.







All the contents on this site are copyrighted ©.