2012-02-07 14:52:41

Kohë e keqe e ngricë në Evropë: mëse 360 viktima


Akoma ngricë në Evropë, që deri tani ka shkaktuar 360 viktima. Dramatike, situata në Ukrainë dhe në Poloni. Vështirësohet edhe furnizimi me gaz, pasi kolosi rus Gazprom vendosi të ndërpresë shitjen. Edhe në Shqipëri e Kosovë, ku stuhia e erës dhe akujt kanë krijuar një gjendje të pazakontë. Problemet më të mëdha, në zonën e Pukës, të Kukësit e të Dibrës, ku temperaturat kanë zbritur në -20 gradë celcius. Nuk ka lajme për shumë familje e disa të tjera kanë mbetur pa ushqime. Rrugët janë shpesh të pakalueshme, pavarësisht nga përdorimi i zinxhirëve e energjia elektrike mungon edhe në qytete kryesore, si Shkodra. Në disa zona, trashësia e dëborës ka arritur në 2 metra, ndërkohë që ka rinisur të bjerë në Korçë.







All the contents on this site are copyrighted ©.