2012-02-07 14:19:13

Ipeshkvi Sapës t’i luftojmë me vlera dukuritë negative në shoqërinë tonë shqiptare.


Kisha katolike në Shqipëri dhe sfidat e reja shoqërore në veprimtarinë ungjillëzuese të saj. Imzot Lucjan Avgustini, ipeshkëv i Sapës, fton që të punohet së bashku për rivendosjen e vlerave të mirëfillta e kështu të luftohen dukuritë negative në shoqërinë shqiptare.
Realiteti i ri shqiptar, që ka filluar me rënien e regjimit ateist dhe me rifitimin e lirisë, krahas elementeve e dukurive negative që trashëgoi nga diktatura komuniste, në kohën e demokracisë ka ndesh në elemente apo në dukuri tjera e të reja negative, që rrezikojnë shkatërrimin e vlerave të mirëfillta njerëzore, familjare, etike, kombëtare dhe shpirtërore. Për të ripohuar e rivendosur vlerat e patjetërsueshme në shoqëri, lypet t’i bashkojmë forcat e të gjithë atyre që e kanë përzemër të mirën dhe të ardhmen e përbashkët të popullit e të Vendit, pohon ipeshkvi i Sapës. Mbi këto në mikrofonin e programit shqip të Radio Vatikanit flet ipeshkvi i Sapës imzot Lucjan Avgustini. Ta dëgjojmë......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.