2012-02-06 10:55:58

Papa: Feja në Zotin është fuqia e vërtetë që e mund të keqen.


“Feja në dashurinë e Zotit. Ja përgjigja e vërtetë, që e mund rrënjësisht të Keqen”. Kështu pohoi Papa Benedikti XVI në fjalimin e shkurt që paraprini lutjen e Engjëllit të Tënzot dje në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. “Sikur Jezusi që e ballafaqoi të Keqin me forcën e dashurisë që i vinte nga Ati, kështu edhe ne – siguroi besimtarët e pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit Papa- mund të ballafaqohemi e të fitojmë në sprovat e sëmundjes duke e mbajtur zemrën të ngulitur e të zhytur në dashurinë e Zotit”. “Të gjithë – vërejti Papa – njohim njerëz që kanë pësuar e duruar vuajtje të tmerrshme sepse Zoti u jepte atyre një forcë e qetësi të thellë shpirtërore. Mendoj – shtoi Ati i Shenjtë Ratcinger – për shembull në të Lumen e kohëve të fundit Chiara Badano, e cila u shua në lulen e rinisë nga një sëmundje e keqe nga e cila nuk pat shpëtim: ata që shkonin për ta vizituar, merrnin prej saj dritën e besimit në Zotin”. Kundër sëmundjeve nuk mjaftojnë vetëm ilaçet e mjekësisë, për sa të përparuara mund të jenë: lypet edhe feja, besimi në dashurinë e Hyjit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.