2012-02-06 16:31:09

Ndryshimet e klimës gjatë 60 vjetëve të fundit, për faj të njeriut


Shtimi i gazit serë në atmosferën tokësore ka qenë vendimtar për rritjen e temperaturave globale, gjatë 60 vjetëve të fundit. Ky është rezultati i një studimi të Institutit për Ndotjen e Atmosferës i Qendrës Italiane të kërkimeve në Romë. Të dëgjojmë autorin e këtij studimi, Antonelo Pazini:
Të dhënat tregojnë se ngrohja globale e 60 vjetëve të fundit nuk është shkaktuar aq nga faktorë natyrorë – ne kemi marrë parasysh diellin, vullkanet e, edhe rrezet famëkeqe kozmike, që shumë thonë se mund të pilotojnë klimën – por është shkaktuar nga faktorë antropogjenikë, pra, njerëzorë. Kryesisht nga emetimi i gazrave, që krijojnë efektin serë, siç janë dioksidi i karbonit, metani e të tjerë, të cilët kanë vetinë ta mbajnë nxehtësinë në shtresat e ulta të atmosferës.
Ngrohja e shkaktuar nga efekti serë duke sikur nuk shkon me temperaturat polare të këtyre ditëve? Si shpjegohet ky fenomen?
Sigurisht… por duhet ta dallojmë meteorologjinë nga klima. Klima përcaktohet nga koha që bën në një zonë të caktuar në një periudhë së paku 30 vjeçare. Kjo nuk do të thotë, që për kohë të shkurtra, të kemi – si të thuash – një meteorologji të kundërt. Nga ana tjetër, ngrohjes globale i përket jo vetëm rritja e temperaturës, por edhe fenomenet ekstreme, si ky që po përjetojmë. Pastaj, mjafton të shohim zona të tjera të botës, ku kemi temperatura shumë të larta, ndërsa këtu ngrijmë së ftohti.







All the contents on this site are copyrighted ©.