2012-02-04 17:51:50

Kalendari i 5 shkurtit feston Shën Agen.


Agata, që do të thotë " e mirë", u martirizua kur ishte vetëm 13 vjeç, në vitin 250 nga Kosulli Quinziano, sepse nuk pati pranuar të bëhej gruaja e tij. Kujtohet nga Kanuni i lashtë i Meshës si shembull virtyti heroik.
Bijë e një familjeje fisnike, me një bukuri të rrallë fizike e shpirtërore, ajo nuk u tremb nga torturat e shërbëtorëve të Quinzianit, që arritën deri atje, sa t'ia coptonin trupin, duke i prerë edhe gjirin, siç paraqitet në ikonografi. Ashtu, të coptuar e sollën para Quinzianit i cili, si e pa se vijonte të përflakej vetëm nga dashuria hyjnore, e hodhi mbi thëngjij të ndezur, ku buzët e saja të shkrumbuara, pëshpëriten lutjen e fundit, para se t'ia dorëzonte shpirtin Zotit.Shenjtorja është shumë e nderuar ndër shqiptarët. Emrin e saj e mbajnë shumë vajza e gra shqiptare në trajtën Age, Agetinë, Tinë, Agi. Age quhej edhe motra e Nënë Terezës.







All the contents on this site are copyrighted ©.