2012-02-03 18:26:03

Ipeshkvijtë e SHBA në Romë, për vizitë ‘ad Limina’. Audienca e nesërme e Papës me të rinjtë e Sermig, anulohet për shkak të dëborës.


Benedikti XVI priti sot paradite një grup të ri prelatësh amerikanë, ardhur në Romë për vizitë ‘ad Limina’: për t’u gjunjëzuar pranë Varreve të Apostujve e për të informuar nga afër Atin e Shenjtë lidhur me situatën në dioqezat e tyre.
Papa priti në audiencë, sot, edhe kardinalin Uiliam Jozef Levada, prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.

Një ndryshim në agjendën e impenjimeve papnore për nesër: për shkak të kushteve të vështira të motit, në të cilat ndodhet prej ditësh Italia, e sot edhe Roma, nën dëborë, u anulua audienca e Benediktit XVI me përfaqësuesit e Shërbimit Misionar të të Rinjve (Sermig), të cilët nuk mundën të arrijnë në Qytetin e Amshuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.