Nga Konferenca Shqiptare e Eprorëve dhe Eproreve të Lartë Të dashur rregulltarë
dhe rregultare, kremtimi i festes së Paraqitjes së Jezusit në tempull, është edhe
dita e Jetës së Kushtuar. Në letrën me të cilën Papa Gjon Pali II ka dashur ta bëjë
të përputhen këto ngjarje pohonte se kjo ditë ka për qëllim ta ndihmojë tërë Kishën
që ta vlerësojë gjithnjë e më tepër dëshminë e personave që kanë zgjedhur të ndjekin
Krishtin më për së afërmi përmes këshillave ungjillor dhe njëkohësisht dëshiron të
jetë për njerëzit e kushtuar rast i volitshëm që të ripërtrijnë premtimet dhe të rigjallërojnë
ndjenjat që duhet ta frymëzojne dhurimin e tyre, që ia kanë bërë Zotit. Kjo ditë realisht,
në të cilën ripërtërijmë edhe kushtimin tonë Zotit, dëshiron dhe duhet të jetë një
moment pushimi dhe reflektimi shpirtëror, të shikojmë përpara me besim, duke besuar
në besnikërinë e Hyjit dhe fuqinë e hirit të tij, i cili është i aftë të veprojë gjithmonë
gjëra të mrekullueshme! “Ju nuk keni vetëm një histori të lavdishme për ta përkujtuar,
por keni një histori të madhe për ta ndërtuar! Shikojeni të ardhmen, në të cilën Shpirti
ju projekton që të bëjë akoma me ju gjëra të mëdha” (VC 110). Së bashku me ju
dua t’i rimarr për t’i nënvizuar arsyet parësore të kësaj dite. Në fillim lavdi dhe
falënderimi për dhuratën e madhe të jetës së kushtuar e cila pasuron dhe gëzon bashkësinë
e krishterë me shumëllojshmërinë e karizmave të saj. Nuk duhet të harrojmë kurrë se
jeta e kushtuar, para se të jetë angazhim i njeriut ështe dhuratë që vjen prej së
Larti. Pastaj kjo ditë dëshion të jetë edhe rast i mirë për të zbuluar me besim
rrezet e bukurisë hyjnore që janë të pranishme në jetën e kushtuar dhe për të marrë
vetëdije më të gjallë për pazëvendësueshmërinë e misionit që ajo ka në Kishë dhe në
botë. Të zhytur shpeshherë në një jetë të trazuar dhe të zënë ndonjëherë në detyrë,
ne, të kushtuarve na ndihmon kremtimi përvjetshëm i një Dite të tillë që të kthehemi
në burimin e thirrjes sonë, të shqyrtojmë jetë tonë, të ripohojmë angazhimin e jetës
sonë të kushtuar. Kështu mund t’ia dëshmojmë më gëzim burrave dhe grave të kohës sonë,
në situata të ndryshme, që Zoti është Dashuri, dhe është i aftë ta përmbushë zemrën
e njeriut. Në festën në të cilën sodisim Jezusin “dritën që bën të njohin Ty paganët”
Jeta e Kushtuar bëhet dritë që shëndrit udhëtimin tokësor të ekzistencës njerëzore;
e bën të mudshëm orietimin e jetës tokësore; ndriçon dhe drejton; përhap gëzim, shpresë
dhe dëshirën për të jetuar. Le ta pranojmë përsëri ftesën e Atit të Shejntë që pohonte:
“Të jeni dritë: bëni që të ndriçojë drita juaj në shoqëri, në politikën e botës
së ekonomisë, në botën e kulturës dhe të kërkimit. Edhe pse është një dritëz e vogël
në mes shumë zjarreve fallso ajo megjithatë e merr fuqinë e vet dhe shkëlqimin e vet
nga ylli i madh i mëngjesit, Krishti ringjallur, drita e të cilit shkëlqen, dëshiron
të shkëlqejë përmes nesh, dhe nuk do të perëndojë kurrë.” Zoja e bekuar dhe Shën
Pali ju shoqërofshin gjithmonë në kushtimin tuaj bujar ndaj Zotit dhe ju mbështetshin
në dëshminë e Ungjillit të vet. Presidenti i KShEL Atë Giovanni
Peragine, barnabit C.C.R.S.P