2012-02-02 12:52:05

Dëshmia e motrës stigmatine Marie Kaleta


Sot më 2 shkurt, në festën e Paraqitjes së Krishtit në Tempull, Kisha katolike shënon Ditën e 16-të botërore të jetës së rregulltare, të jetës së shuguruar. Në Shqipëri, sipas të dhënave të rregulltari Barnabit, atë Giovanni Peragine, president i Konferencës Shqiptare të Eprorëve dhe të Eproreve të Lartë, sot veprojnë afër 100 Kongregata e Lëvizje të ndryshme rregulltare, 80 Kongregata rregulltare femërore e 20 Kongregata rregulltare mashkullore. Rregulltarë e rregulltare që veprojnë aktualisht në Shqipëri janë afër 500, prej tyre afër 400 janë motra apo murgesha rregulltare, ndërsa afër 100 rregulltarë apo murgj. E në Ditën e 16-të botërore të jetës rregulltare, ju propozojmë dëshminë e murgeshës shqiptare stigmatine 82 vjeçare, motër Marie Kaleta, ta dëgjojmë.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.