2012-02-02 16:23:01

Atë Gazmend Tinaj ofm: aktualiteti i jetës rregulltare


Në ditën e sotme botërore kushtuar jetës rregulltare, me Eprorin Provincial të Françeskanëve të Shqipërisë, atë Gazmend Tinaj flasim mbi dëshminë dhe veprimtarinë e rregulltarëve dhe të rregulltarëve në Shqipëri. Në përkim me Vitin e Fesë, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kisha katolike përmes rregulltarëve e rregulltareve propozon udhën për edukimin e jetës së mirë të Ungjillit
Më 2 shkurt, në përkim me festën liturgjike të Paraqitjes së Krishtit në Tempull., i Lumturi Papa Gjon Pali II, duke u nisur nga viti 1997, deshi që në mbarë Kishën të kremtohet një Ditë e veçantë kushtuar Jetës Rregulltare. Në të vërtet, flijimi i Birit të Zotit - që simbolizohet përmes paraqitjes së tij në Tempull - është shembull për çdo burrë e për çdo grua që ia përkushton tërë jetën e vet Zotit.
Sot Kisha mbarë falënderon Zotin për dhuratën e çmuar të kësaj jete dhe të të gjitha formave të saj që ekzistojnë në Kishë. Njëkohësisht Kisha e ftoi mbarë popullin e Zotit t’i nderojë ata, të cilët ia kanë kushtuar tërë jetën e tyre Zotit me kushtin e pastërtisë, të dëgjesës e të varfërisë së plotë, duke dëshmuar kështu praninë e Zotit në çdo kohë e vend, deri në kohët tona. E ky është shërbimi i parë që i bëjnë Kishës rregulltarët e rregulltaret. Ata janë roje që shquajnë nga larg dhe që kumtojnë jetën e re shpirtërore, jetën e Zotit, e cila tashmë është e pranishme në historinë e realitetit të përditshëm.
E ne flasim për domethënien e kësaj Dite që Kisha ua kushton rregulltarëve e rregulloreve, për dhuratën e jetës rregulltare dhe me impenjimin e françeskanëve ndër shqiptarë për të kumtimin e Ungjillin dhe ecjen besnike në gjurmët e Krishtit në misionin apostolik. Flasim me Eprorin Provincial atë Gazmend Tinaj....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.