2012-02-01 12:18:17

Papa: para vështirësive të zbulojmë besimin në Provaninë hyjnore


“Duhet të mësojmë të mbështetemi e të kemi më shumë besim në Provaninë hyjnore, t’i kërkojmë Zotit forcën për dalur nga vetvetja e për të ripohuar ‘po-në’ tonë, për t’i përsëritur ‘u bëftë vullneti yt”: kjo është thirrja të cilën Papa Ratcinger ia drejtoi sot besimtarëve të mbledhur në sallën Pali VI në Vatikan për audiencën e përgjithshme të së mërkurës. Në katekizmin e audiencës së sotme, Benedikti XVI vijoi reflektimin mbi lutjen e Jezusit, duke u ndalur sot te lutja e Krishtit në Kopshtin e Ullinjve në Gjetsemani, te çasti i veçantë që parapriu arrestimin e dënimin me vdekje.
Në lutje, shpjegoi Ati i Shenjtë, “duhet të jemi të aftë t’i sjellim para Zotit mundimet tona, vështirësitë tona, vuajtjet e disa situatave, të disa ditëve, angazhimin e përditshëm për ta ndjekur pas, atë të qenurit të krishterë si dhe peshën e së keqes që shohim në ne e rreth nesh, në mënyrë që Ai të na japë shpresë, të bëjë ta ndjejmë afërsinë e tij, të na dhurojë pak dritë në udhën e jetës”. “T’i kërkojmë Zotit Jezus – përfundoi Benedikti XVI – të jemi të aftë për qenë të qëndrueshëm me Të në lutje, për krye vullnetin e Zotit çdo ditë edhe pse flet për Kryqin, të jetojmë në një lidhje të thellë, intime përherë e më të madhe me Zotin, për t’i sjellë kësaj toke pak nga qielli i Zotit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.