2012-02-01 14:28:20

Javën e ardhshme do të paraqitet Mesazhi i Papës për Krezhmët 2012


Të martën e ardhshme më 7 shkurt 2012, në ora 11.30, në Sallën Gjon Pali II pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, do të mbahet Konferenca e Shtypit për paraqitjen e Mesazhit të Atit të Shenjtë Benediktit XVI për Krezhmët 2012 me temë “Le të kujdesimi për njëri-tjetrin, duke u nxitur për dashuri dhe për vepra të mira”(Hb 10.24).
Në paraqitjen e Mesazhit të Papës Ratcinger për kohën liturgjike e shpirtërore të Krezhmëve të këtij viti, që paraprinë e përgatit besimtarët për Pashkët, do të ndërhyjnë kardinali Robert Sarah, President i Këshillit Papnor “Cor Unum”; Imzot Giampietro Dal Toso, Sekretar i Këshillit Papnor “Cor Unum”; Mons. Segundo Tejado Munoz, Zëvendës-Sekretar i të njëjtit Këshill Papnor.







All the contents on this site are copyrighted ©.