2012-02-01 15:19:09

Festa e shën Gjon Boskut në Shkodër


Festa e Shën Gjon Boskut dje më 31 janar u kremtua kudo familjet rregulltare saleziane kryejnë misionin e tyre. E kështu kremtim solemn pat edhe në Shkodër, ku familja rregulltare Saleziane është e pranishme prej shumë vitesh, me veprimtaritë edukative e formuese të fëmijëve dhe të të rinjve.
Kujtojmë se Shqipëri që në vitet ’30 dhe pas ndërprerjes gjatë periudhës së diktaturës së egër komuniste e ateiste, në vitin 1992 rregulltarët salezianë u rikthyen menjëherë, për të filluar përsëri veprimtarinë e tyre dukative e ungjillëzuese, për ngritur oratorët e tyre në Tiranë dhe në Shkodër. Ndërsa prej vitesh ata vijojnë misionin e tyre edhe në Prishtinë të Kosovës e në Podgoricë të Malit të Zi.
Po le t’i khehemi kremtimit të djeshëm të Shën Gjon Boskut në Shkodër. Meshën Shenjte kremtuar pranë familjes rregulltare Saleziane e kryesoi kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit imzot Angelo Massafra në bashkëkremtim me eprorin e Salezianëve e rregulltarë të tjerë. Pas Meshe festa vijoi me programe të ndryshme të të rinjve. Mbi këtë kremtim dhe veprimtarinë e salezianëve dhe të motrave saleziane në kryedioqezën Shkodër-Pult na njofton Jolana Baba........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.