2012-01-31 11:02:26

Papa emëroi Patrik të ri të Venedikut (Itali) ipeshkvin imzot Francesco Moraglia


Benedikti XVI emëroi sot Patrik të ri të Venedikut (Itali) shkëlqesinë e tij imzot Francesco Moraglia, deri më tani ipeshkëv i La Spezia-Sarzana-Brugnato. Patriku i ri i Venedikut ka lindur në Gjenova më 25 maj 1953. Është shuguruar meshtar më 29 qershor 1977, ndërsa është shuguruar ipeshkëv më 3 shkurt 2008. Është president i Këshillit të Administratës së fondacionit “Komunikimi e Kultura” dhe Këshilltar i Kongregatës së Vatikanit për Klerin. Profesor i teologjisë dogmatike pranë Fakultetit Teologjik të Italisë Veriore e drejtor i Institutit të Shkencave Fetare Ligure.







All the contents on this site are copyrighted ©.