2012-01-31 15:29:53

Kriza greke: nuk zhvillohen bisedimet qeveri-trojkë evropiane


Minutin e fundit nuk u zhvillua mbledhja e programuar ndërmjet ministrit grek të punës, Kotrumanis dhe përfaqëuesve të Trojkës FMN-BE-BQE. Takimi duhej të zgjidhte tri çështje: ndryshimet në kontratën kombëtare të punës, uljen e pagesës minimale të garantuar dhe heqjen e pagës së 13-të e të 14-të në sektorin privat. Ndoshta, mbledhja do të bëhet të enjten.
Dje, krerët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje mbi të gjitha rregullat e reja të Paktit të Bilancit (Fiscal Compact), por nuk u morën vesh për mënyrën e shpëtimit të Greqisë, e cila po shkon ngadalë drejt falimentimit. 27 vendet anëtare nënshkruan dokumentin e fondit të ri për shpëtimin e shteteve, por nga Pakti u larguan Britania e Madhe dhe Republika Çeke.








All the contents on this site are copyrighted ©.