2012-01-30 12:21:47

Papa: autoriteti është shërbim, dashuri e përvujtëri


Domethënia e autoritetit sipas njeriut e autoritetit sipas Zotit ishte në qendër të reflektimit të Papës Jozef Ratcinger në lutjen e Engjëllit të Tënzot, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. “Shpesh herë për njeriun autoriteti do të thotë posedim, pushtet, mbizotërim, sukses. Ndërsa për Zotin, autoriteti do të thotë shërbim, përvujtëri, dashuri”. Këtë kujtoi Papa Benedikti XVI dje në fjalimin e shkurt që paraprini lutjen e Engjëllit të Tënzot, duke komentuar pjesën ungjillore të së dielës së 4-të gjatë vitit kishtar, në të cilën shohim se “logjika e Jezusit që përulet për t’u larë këmbët dishepujve është ajo që e kërkon të mirën e vërtet të njeriut, që shëron plagët, që është e aftë për një dashuri aq të madhe sa të jap jetën, sepse është Dashuri e vërtetë”. Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele paraqet Jezusin që mëson, që dëbon djallin dhe shëron të sëmurët “me autoritet”. Fjala e Jezusi plot autoritet, shpjegoi Papa, na “hap menjëherë udhën drejt Atit Hyjnore e planit të Tij dhe drejt së vërtetës mbi vetveten. Jo kështu, ndodhi me skribët, të cilët bënin përpjekje të mëdha për t’i interpretuar Shkrimet e Shenjta me reflektime të shumta”. Më tutje, “fuqia e fjalës, Jezusi bashkonte edhe fuqinë e shenjave që lironin nga e keqja”.







All the contents on this site are copyrighted ©.