Liturgjia e Fjalës së Zotit e së dielës së 4-të ‘B’
Dëgjues të nderuar ia përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të së dielës,
kësaj here do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku Fjalën e Zotit të dielës së 4-të
gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë. Leximet biblike të kësaj së diele janë një
vështrim i thellë mbi Krishtin i cili na fton në sofrën e vet për të përforcuar në
ne ndërgjegjen se jemi dëshmitarë të shpëtimit të Tij në kohë e në histori. Leximi
parë nga Libri i Ligjit të përtërirë apo Deuteronomia (Lp 18,15-20) na paraqet Krishtin
e pritur. Moisiu paralajmëron: “Hyji do të zgjojë një profet, Atë dëgjojeni”. “Do
të ngre ndër ta një profet e në gojën e tij do t’i vë fjalët e mia”. Pjesa e Ungjillit
të kësaj së diele nga Marku (Mk 1,21-18) na paraqet Jezusin e ardhur dhe na përshkruan
një ditë të jetës së tij në mesin e njerëzve. Para së gjithash, ungjilltari e përshkruan
mahnitjen e habinë që njerëzit provonin para fjalës e mësimit të Jezusit. Njerëzit
thoshin: “Ja një mësim i ri i pajisur me pushtet”. “Jezusi i mësonte sikurse ai që
ka pushtet”. Njerëzit dëgjonin nga Krishti fjalë që nuk i kishin dëgjuar kurrë para
Tij. Zotëria Jezusit është mësuesi i vetëm i urtisë që na çliron nga çdo e keqe. Në
këtë të diele, Krishti na fton ta dëgjojmë me zemër të sinqertë e gatishmëri për të
lejuar që Ai të na do me dashurinë e Tij Hyjnore. Jezusi i Nazaretit, me fjalën e
tij e autoritetin e vet si Bir i Zotit, imponohet mbi të gjitha fuqitë e së keqes.
Duke i shëruar disa të sëmurë në trup e në shpirt, Jezusi jo vetëm që bën vepra
të mira por dëfton se ai ka ardhur për të ndërmarrë betejën përfundimtare kundër së
keqes e mëkatit. Edhe ne sot duhet të impenjohemi në luftimin e së keqes që shfaqet
e mishërohet në forma të ndryshme: sëmundje, uri, vetmi, padrejtësi, egoizëm etj.
Po kujtojmë se këtë diele kremtohet Dita për jetën. Më tepër mund të dëgjoni këtu
mbi liturgjinë e Fjalës Hyjnore të dielës së 4-të gjatë vitit, ‘B’............