Dita e Kujtimit: në Aushvic u shfarosën mase 1 milion e gjysmë persona
KShoahu është simbol universal i njerëzimit, prandaj sot Kremtohet Dita e Kujtimit,
67-vjetori i çlirimit të kampit nazist të shfarosjes në Aushvic, i cili shënoi përfundimin
e masakrës së regjimit hitlerian kundër hebrenjve. Iniciativa të shumta janë zhvilluar
në të gjithë botën, për të mos harruar atë që ndodhi, në mënyrë që të mos përsëritet
më. Aushvici ndërtohet në vitin 1940 në një fshat të vogël të Polonisë që sot është
pjesë e qytetit të Bremës. Themelohet me urdhrin e Hainrih Himlerit dhe komandohet
nga Rudolf Hos. Që më 14 qershorin e atij viti, dërgohen në barakat e tij 728 të burgosur
polakë. Më pas fillon ardhja masive e të burgosurve nga e gjithë Evropa. Nga viti
1942 deri në vitin 1944, makina naziste e vdekjes e shumëfishoi këtë kamp përqendrimi
në 40 filiale, afër fonderive, minierave dhe fabrikave ku shfrytëzoheshin të burgosurit. Numri
i saktë i personave të vrarë në Aushvic nuk është llogaritur kurrë me siguri, por
vlerësime të besueshme flasin për mbi 1 milion e gjysmë viktima. Në dokumentet e kampit
u regjistruan vetëm 400 mijë të burgosur, 96% e të cilëve humbën jetën.