2012-01-24 16:53:05

ISG, Kosova në pragun e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.


Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG), në një komunikatë nga takimi i sotëm në Vjenë, "vëren se Kosova tani është në fazat përfundimtare të zbatimit të Propozimit gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit dhe si rrjedhojë do të fillojë përgatitjet për përfundimin e organizuar të pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), e cila duhet të bëhet e mundur deri në fund të vitit 2012".
Bëhet e ditur se ISG-ja ka mbështetur një strategji me dy drejtime paralele për këtë. ISG për Kosovën, i përbërë nga 25 vende që e kanë njohur pavarësinë, është formuar më 28 shkurt të vitit 2008 dhe synon të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumë-etnicitetin, bazuar në Paketën Ahtisaari. Nga ATSH-ja







All the contents on this site are copyrighted ©.