2012-01-23 17:09:24

Skampa – Elbasani në dëshmitë epigrafike të shekullit II pas K.


ATSH-ja në një lajmë të 22 janarit njofton për një dëshmi të rëndësishme epigrafike mbi Scampa apo Elbasanin, që sipas ekspertëve, është e shekullit II pas Krishtit. “Rastësisht në shekullin e XX, në vitin 1922 në muret e kalasë së qytetit të Elbasanit, një familje e ardhur nga zona e Shpatit, zbuloi një gur masiv ku ishte gdhendur emri " Skampa" Gërmimet në mure nisën si pasojë e rikonstruksionin të një banese në këtë lagje, por pasi arkeologët e vëzhguan nga afër këtë gur masiv vërtetuan se ai është një gur varri, që zbulon egzistencën e Skampinit.
Edhe në ditët e sotme guri i varrit ruhet në ambjentet e Muzeut Etnografik i cili rezervon një panoramë të qytetit ndër shekuj, që sipas arkeologëve vërtetom plotësisht vendndodhjen e qytetit (Skampis) Elbasan.
Kreshnik Belegu drejtori i Muzeut Etnografik të qytetit, deklaron për ATSH se " guri i legjionarit Mark Sabidi vërtetoi plotësisht vendndodhjen e qytetit. Dokumenti mbishkrimor është i vetmi monument epigrafik që përmend emrin e lashtë të qytetit në trajtë të shkurtuar" Skamp". Mbishkrimi i takon shekullit të II-të të erës sonë".
Përmbajtja e shkrimit të gdhendur në gurin e varrit, është një ushtar romak banues në Elbasan që ka kryer shërbimin ushtarak në Moesie ( Bullgari), Siri, Palestinë, i cili luftoi tre vjet kundër judejve në Jeruzalem. Më pas ushtari romak ka kaluar në Daki (Rumani) Moesi ( Bullgari ) dhe pas 40-të vjet shërbimi ushtarak është kthyer sërisht në Elbasan. Pas vdekjes bashkëqytetarët e tij ( Scampens) i kanë ngritur këtë gur përkujtimor. Emri i ushtarit është Mark Sabidius Emilia Maksimus.
"Ky gur edhe një herë tregon lashtësinë e Skampisit apo njohur si Elbasan në shekujt e fundit. Sipas Belegut " në shekullin e III-IV lashtësia e kësaj qendre dëshmohet nga të dhënat që japin itineraret e ndryshme për rrugën Egnatia, me të cilën qyteti është mjaft i lidhur, ndërsa në shekullin e V-të Scampini përmendet dy herë në burimet historike".
Të dhënat e fundit nga Skampini i përkasin shekullit të VI-të kohës së sundimit të perandorit Justiniani. Në Sinekdemos të Hieroklit, Skampini figuron si qytet krahas qyteteve të tjera të provincës së Epirit të Ri , ndërsa në listën e Prokopit të Çezaresë Sampini konsiderohet si një nga kështjellat e ndërtuara rishtazi. Dokumenti i fundit që përmend emrin Skampis datohet saktësisht në pranverën e vitit 519-të".
Në vitin 1466 Sulltan Mehmeti i II-të, ndërton kalanë, e cila ishte shembur nga pushtimi i Italisë, nga perandori Justinian,si dhe nga dyndjet e fiseve bullgare. Kalaja u ndërtua si pikë mbështetje për trupat Osmane, kala e tipit fushor ndër më të mëdhatë në ballkan dhe u quajt Elbasan. Emri është me prejardhje turke, dhe në mbishkrim në portën e kalasë është shkruaj Ilj- basan, e cila turqisht do të thotë shtypës. Më pas nga Ijl u zëvëndësua me shkronjën "E" Elbasan, emër të cilin mban edhe sot në shekullin e XXI.







All the contents on this site are copyrighted ©.