2012-01-23 17:45:23

Kroacia i jep lamtumirën Ballkanit, por bie entuziazmi për BE-në


“Lamtumirë Ballkan”. Ky është toni me të cilin shtypi kroat komenton vullnetin e popullsisë, e cila në referendumin e djeshëm, u shpreh në favor të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, në korrik 2013. Kroacia do të jetë anëtarja e 28-të. Është ngjarja më e madhe pas votës për pavarësinë më 1991.
Por ndërsa 60% e votuesve janë shprehur pro Evropës, analistët vërejnë se entuziazmi po bie gjithnjë e më tepër. Vërtet, vetëm pak më shumë se 43% e zgjedhësve iu afruan kutive të referendumit, pavarësisht se kjo nuk e cënon vlefshmërinë e tij. Në Kroaci, ashtu si në gjithë Ballkanin, popullsia është zvjerdhur nga politika, pas skandaleve të korrupsionit, që prekën edhe ish-kryeministrin Ivo Sanader. Në prill të vitit 2011, duke pritur në Vatikan, ambasadorin e ri të Kroacisë pranë Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti XVI pati vlerësuar lart rolin e Zagrebit në Evropë dhe kontributin e tij për pajtimin e zonës, pas luftrave të përgjakshme ballkanike.







All the contents on this site are copyrighted ©.