2012-01-22 17:43:01

Kisha Katedrale e Shën Palit Apostull në Tiranë do të përkujtojë 10-vjetorin e kushtimit


Më 28 janar, Kisha Katedrale e Shën Palit Apostull në Tiranë do të përkujtojë 10-vjetorin e kushtimit. Me këtë rast, kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirdita, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ka shkruar një letër baritore, me të cilën i lajmëron besimtarët për meshën, që do të kremtohet në orën 11.00 më 28 janar. Por, pa dyshim, pjesa më e rëndësishme e saj, është shpjegimi i kuptimit të këtij 10-vjetori, duke pasur parasysh sfidat, që ka përpara bashkësia katolike e vendit, ku mbizotëron kultura e inidividualizmit. Imzot Mirdita u bën thirrje besimtarëve t’i përkasin bashkësisë së vet fetare, të marrin pjesë në meshë e t’i frekuentojnë vendet e kultit. Gjithashtu, ai u kërkon jo vetëm besimtarëve të thjeshtë, por edhe meshtarëve, shoqatave e organizatave kishtare, të mbajnë e të forcojnë lidhjen me Bariun e Kishës vendase, pra, me ipeshkvin dioqezan, i cili garanton bashkimin e Popullit të Zotit në të njëjtën fe. Ne do ta ndjekim me lajmet tona këtë përvjetor të rëndësishëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.