2012-01-19 15:15:00

Bekoje o Zot, Atdheun tonë!


Më 17 janar, në përvjetorin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Shqipëri u hapen kremtimet jubilare të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë Jubile kombëtar merr pjesë edhe Kisha katolike shqiptare. Kështu edhe kryedioqeza e Shkodër-Pultit
hapi zyrtarisht veprimtaritë e vitit në nderim të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, me organizimin e s një aktivitet kulturoro-artistik kushtuar kësaj ngjarje të shënuar për kombin shqiptar. Me këtë rast, në mjediset e kryeipeshkvisë së Shkodrës është zhvilluar një ceremoni festive në programin e së cilës kishte këngë, valle dhe recitime të shumta të interpretuara nga artistë të njohur shkodranë dhe më gjerë, ndër të cilët si zakonisht spikat aktori i mirënjohur durrsak, Mirush Kabashi.
Siç bën të ditur famullitari i Katedrales së Shkodrës, dom Gjovalin Sukaj, lidhjet e Kabashit me Kishën katolike të Shkodrës janë të hershme dhe sa herë ka aktivitete artistike, ai i përgjigjet pozitivisht ftesës që i adresohet. Krahas një pjesëmarrje të gjerë nga komuniteti, jo vetëm ai i besimit katolik, por edhe i besimeve të tjera fetare në qytetin e Shkodrës, të pranishëm në koncertin e organizuar në sheshin "Gjon Pali i dytë" pranë Katedrales katolike të "Shën Shtjefnit" kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të qeverisjes vendore.
"Kisha katolike në Shkodër, lartëson këtë flamur, mes qiellit e tokës si lutje Zotit të gjithëpushtetshëm, për ta bekuar tokën tonë shqiptare", citohej në njërën nga banderolat e ekspozuara në mjediset e kreyiepshkvisë metropolitane, Shkodër-Pult që drejtohet nga kryeipeshkvi imzot, Angelo Masafra. Momenti më emocionues i kësaj feste ka qenë kur prifti më i vjetër i dioqezës së Shkodrës, don Gjergj Simoni, ka bërë ngritjen demonstrative të flamurit kombëtar kuqezi, simbolit të shqiptarëve kudo që janë në të gjithë botën. Sipas, dom Gjovalin Sukaj, veprimtari të tilla kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë do të zhvillohen edhe gjatë periudhës në vazhdim, për të kulmuar me shumë të tjera në muajin nëntor e sidomos me datë 28, kur do të përkujtohet me madhështi përvjetori i 100-të i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Po më hollësisht të dëgjojmë shërbimin e Jolanda Babës...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.