2012-01-19 11:45:49

19 janar 1732 hapet kolegji arbëresh i shën Adrianit


Me 19 janar 1732 u hap kolegji arbëresh i Shën Adrianit që i dha personalitete të mëdha Kishës e kulturës Shqiptare. Pra, si sot, me 19 janar 1732 Kisha Arbëreshe çeli në Kalabri kolegjin e Shën Adrianit, institucion i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe kultivimin e vlerave shpirtërore, kulturore dhe etnike të Arbëreshëve.
Në këtë kolegj studiuan dhe u formuan personalitete të ndryshme kishtare e kulturore shqiptare si Jeronim De Rada, Markianò, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kolë Kamsi e të tjerë.
Kolegji arbëresh i Shën Adrianit, kjo vatër shpirtërore është e një rëndësie të jashtëzakonshme për rolin dhe kontributin që pat në fushën kulturore e atdhetare në ruajtjen e shpirtin arbëresh ndër shekuj deri në ditët tona.







All the contents on this site are copyrighted ©.