2012-01-18 17:58:34

Shpirtërisht pranë të krishterëve të persekutuar nëpër botë.


Në Veri të Sudanit u rrëmbyen dy meshtarë katolikë. Njëri është famullitari i kishës kushtuar Shën Jozefina Bakhitës, tjetri, ndihmësi i tij. Lajmin e dha ipeshkvi-ndihmës i Khartumit, imzot Daniel Aduork, në një situatë shqetësuese, në të cilën rrëmbimet po kthehen në shprehje e rebelimit të përgjithshëm. Ende asnjë lajm për fatin e dy meshtarëve.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, u takua dje, në Londër, me përfaqësuesit e Kishave të krishtera të Britanisë së Madhe. U fol kryesisht për atë, që na intereson të gjithëve: për kushtet në të cilat jetojnë të krishterët në Tokën e Shenjtë dhe vijimin e procesit të paqes në këto vise, të dashura për mbarë botën. Pranvera arabe është një rast, i cili duhet shfrytëzuar, për realizimin e ëndrrës më të dashur të njerëzve, që jetojnë në tokën ku lindi Krishti e krishterimi, u theksua në takim.

“Solidaritet me nigerianët, viktima të sulmeve anti-kristiane, thirrje për dialog, alarm për rrezikun e sulmeve të reja të fanatikëve të Grupit Boko Haram”: këto janë sfidat kryesore, në letrën baritore të imzot Majkëll Kartategui, kryeipeshkëv i Niamiy, në Niger. Letra është fryt i vizitës së prelatit në viset, ku persekutimi i të krishterëve është shndërruar në një Kalvar të vërtetë.

Në Pakistan vijojnë protestat e bashkësisë së krishterë kundër rrënimit të “Gosha-e-Aman”, institut i Karitasit e vend i paqes, nga ana a qeverisë provinciale të Penxhabit. Ishte qendër, ku gjenin ngushëlloim jo vetëm të krishterët, por edhe myslimanët. 10 janari, kur u mor ky vendin, u shpall ‘e marta e zezë”. Ndërsa rrënimi ngjalli protesta të fuqishme që, sipas njoftimit, nuk do të pushojnë, derisa të merret një vendin i arsyeshëm për të ardhmen e strukturës.









All the contents on this site are copyrighted ©.