Filloi Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve
Filloi sot Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, me temë: “Të gjithë do të
shndërrohemi nga fitorja e Jezu Krishtit, Zoti tonë” (1Kor 15,51-58). Kremtimi
i përvitshëm i kësaj Jave, na kujton detyrën urgjente të rivendosjes së unitetit ndërmjet
gjithë ndjekësve të Krishtit dhe propozon, në liturgjitë e përditshme, lutje pendimi,
uratë për t’i lypur Zotit dhuratën e bashkimit, lavde e falënderim, drejtuar Hyjit,
për cakun ku ka arritur sot ekumenizmi, e sidomos, për ardhmërinë e tij, bashkmin
e plotë e të dukshëm. Një nga qendrat
e kremtimeve ekumenike në Romë, sipas traditës, është Bazilika romake e Shën Marisë
në Rrugën Lata, seli e Qendrës Eukaristike Ekumenike të Motrave Bija të Kishës. Këtu
do të kremtohen çdo ditë liturgji të riteve të ndryshme katolike lindore, me pjesëmarrjen
e Kolegjeve Papnore të Romës. Takimi i fundit, të mërkurën, më 25 janar,
në orën 17.30, në solemnitetin e Kthimit të Shën Palit. Benedikti XVI do të përfundojë
Javën e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, duke kryesuar Lutjet Mbrëmësore në
Bazilikën romake të Apostullit të Popujve jashtë Mureve. Kujtojmë, në përfguhndim,
ftesën e Papës, në lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës së kaluar:papa iu drejtua
të gjithë besimtarëve “I ftoj të gjithë, besimtarë e bashkësi, të mblidhen shpirtërisht
e, ku është e mundur, edhe praktikisht, për t’i lypur Zotit dhuratën e bashkimit të
plotë ndërmjet dishepujve të Krishtit”.