2012-01-17 15:36:47

Në Karnataka të Indisë, akoma dhunë kundër të krishterëve


20 të krishterë sulmohen e rrihen, pastori protestant i “Agape Church” plagoset dhe i pritet një gisht: kjo është gjendja në Anekal, fshat në shtetin indian të Karnatakës, pas sulmit të fundit të një grupi ekstremistësh hinduistë. Duke konfirmuar këto episode, raporti i Bashkësisë Ungjillore të Indisë, i cili u bë i njohur dje, sinjalizon 140 raste persekutimesh kundër të krishterëve, të cilat kryhen pas akuzave të rreme për kthime me forcë në krishterim. Në raport, i kërkohet shtetit të garantojë mbrojtjen e të krishterëve indianë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.