Pakistan: dialogu ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, për të siguruar paqen.
“Të punohet për një kulturë, që përqendrohet mbi dialogun, tolerancën, paqen e harmoninë,
duke thelluar marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve e myslimanëve”. Për këtë u fol
këto ditë, në një kuvëndim, mbajtur në sallën e konferencave të katedrales së Faisalabadit,
në Pakistan. Pjesëmarrës: meshtarë, ipeshkvij, prijës fetarë myslimanë, studiues,
edukatorë, shkrimtarë e përfaqësues të shoqatave të ndryshme civile. Diskutimi u frymëzua
kryesisht nga Mesazhi i Benediktit XVI për Ditën Botërore të Paqes, me temë “Të edukohen
të rinjtë me frymën e drejtësisë e të paqes”.