2012-01-12 17:37:31

Mesazhi i Papës për Ditën 45 Botërore të Paqes paraqitet në Prishtinë më 13 janar


Nesër më 13 janar, pranë selisë së ipeshkvit të Kosovës, në Prishtinë, do të paraqitet Mesazhi i Papës Benedikti XVI për Ditën e 45-të Botërore të Paqes, kremtuar me 1 janarin e kaluar. Zyra ipeshkvnore e Kosovës njofton se prezantimi i mesazhit papnor do të mbahet në ora 11.00 e do të flasin Ekrem Kryeziu e don Dominik Qerimi, ndërsa disa momente muzikore do të prezantohen nga Lule Elezi e Antonio Gashi. Sipas zyrës ipeshkvnore, në këtë ngjarje, pritet te marrin pjese personalitete nga jeta shoqërore, politike dhe kishtare e Vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.