Të shtëna kundër kryeipeshkvnisë së Kirkukut. Imzot Sako “Nuk kemi frikë!”.
Ndeshje me armë zjarri, sot paradite, pranë argjipeshkvisë kaldeje të Kirkukut, në
Irak. Dy vetë shtinë nga një auto kundër rojeve, që mbrojnë ndërtesën. Rojet, të ndihmuara
nga policia, iu përgjigjën zjarrit me zjarr, duke vrarë dy nga agresorët e duke arrestuar
tjetrin. I paprekur ipeshkvi, imzot Luis Sako, i cili e komenton kështu ngjarjen,
me telefon, nga Kirkuku:
Përgjigje: - Kaloi një makinë me
tre vetë brenda: shoferi e dy udhëtarë. Para kryeipeshkvnisë, në zonën ku është muri,
pikërisht para fasadës, u dëgjuan të shtëna. Rojet u përgjigjën me zjarr. Në zonë
banon edhe një grua, anëtare e parlamentit irakian. Edhe roja e saj qëlloi. Dy vetë
mbetën të vrarë. Ndërsa i treti u arrestua. Ishte e pranishme edhe një makinë e policisë
e tre-katër policë mbetën të plagosur. Këta dy kriminelë kishin ardhur nga Bagdadi
e besoj se nuk kishin për qëllim të sulmonin kryeipeshkvninë. Nuk e dimë me siguri,
por besoj se gabuan nishanin.
Pyetje: - Ku fakt dëshmon edhe një
herë sa e rëndë është situata në Irak…
Përgjigje: - Kryeipeshkvnia
ndodhet në një rrugë kryesore ku, ndërmjet tjerash, ka shumë policë e ushtarë. Këta
njerëz vinin nga Bagdadi e, prej këndej, nuk e dinin mirë rrugën. U ndodhen përballë
rojes sonë e hapën zjarr, pa e ditur kundër kujt po qëllonin. Eshtë e vërtetë edhe
se situata vijon të jetë e tensionuar, në vend nuk ka rend as kontroll. Megjithatë,
ne nuk patëm frikë, të paktën tani për tani. Unë pikërisht atë ças kthehesha nga një
vizitë në një famulli. Shkova menjëherë në vendin e ngjarjes për të inkurajuar rojet
e njerëzit e tjerë të pranishëm. Nuk kemi frikë. Sot, kremtimi Eukaristik i mbrëmjes,
ishte Meshë falënderimi.