Papa: kungimi i shenjtë është ushqim që i jep forcë njeriut të lodhur e të çorientuar
““Eukaristia është ushqim i shtegtarëve, që bëhet forcë edhe për atë njeri që është
i lodhur, i këputur dhe i çorientuar”, e i krishteri ka për detyrë të merr pjesë në
të, për t’i bërë ballë së “keqes, të cilën të gjithë e takojmë në jetë, e duhet të
veprojmë që kjo të mos fiton kurrë. Le të jetë veprojë në ne forca transformuese e
vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit”. Këtë kërkoi Benedikti XVI duke folur për Eukaristinë,
të cilën e quajti “ushqim i shtegtarëve që bëhet forcë edhe atë njeri që është i lodhur,
i sfilitura dhe i çorientuar. Papa Ratcinger vijoi sot reflektimin e tij mbi lutjen
e Jezusit, siç paraqitet nga Ungjijtë. Në katekizmin e sotëm, Papa meditoi mbi çastin
e lutjes së Krishtit gjatë Darkës së Mbrame me apostujt, duke na kujtuar se, me pjesëmarrjen
tonë në Eukaristi, edhe ne e jetojmë e përjetojmë lutjen që Jezusi e bëri e vazhdimisht
e bënë për çdonjërin prej nesh, në mënyrë që e keqja të mos fiton mbi të mirën.“Ti
kërkojmë pra Zotit – vijoi Benedikti XVI – që, pasi të jemi përgatitur denjësisht,
edhe me Sakramentin e Pajtimit apo të Rrëfimit, pjesëmarrja jonë në Eukaristinë e
tij, e domosdoshme për jetën e krishterë, të jetë përherë pika më e lartë e tërë lutjes
sonë. T’i kërkojmë Jezusit që, të bashkuar thellësisht në të njëjtën dhuratë ofruar
Atit Qiellor, edhe ne të mund t’i transformojmë kryqet tona në flijim, të lirë e të
ndërgjegjshëm, dashurie ndaj Zotit e ndaj vëllezërve”.