Punonjësit e Bio-Parkut, të Parkut zoologjik të Romës dhe familjarët e tyre morën
pjesë sot paradite në audiencën e përgjithshme të Papës, në atmosferën festive të
njëqind vjetorit të themelimit të institucioneve të tyre. Simbolik çasti kur i paraqiten
Atit të Shenjtë një krokodil të vogël (Crocodylus rhombifer). Përfaqësonte, në këtë
Sallë, që ka parë shumë gjëra të çuditshme, 1. 200 kafshët e bioparkut. Dëshmonte
edhe kujdesin, që tregohet për mbrojtjen ambientale në këtë strukturë. Lloj shumë
i rrallë, krokodili kubam, 40 centimetra i gjatë, në zhdukje e sipër në vendin e
tij, gjindet tashmë vetëm një skaj të ishullit. Pasi i është besuar për një farë kohe
kujdesit të ish-Parkut zoologjik të kryeqytetit italian, do të rikthehet në trojet
e veta njëherësh me Papën, kur Ati i Shenjtë të shtegtojë drejt Kubës, marsin e ardhshëm.
Prej këndej, përshëndetja përfundimtare e Papës iu kushtua punonjësve të Bio-Parkut
të Romës.