2012-01-10 15:33:19

Selia e Shenjtë ka marrëdhënie diplomatike me 179 Shtete të botës


Shtetet me të cilat aktualisht Selia e Shenjtë ka marrëdhënie të plota diplomatike, janë 179 ( më 27 korrik 2011 janë vendosur marrëdhëniet diplomatike me Malajzinë), e dyta në botë pas SHBA-së. Këtyre duhet shtuar Bashkimin Evropian e Urdhrin Sovran Ushtarak të Maltës dhe një Mision me karakter të veçantë: Zyrën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OLP). Sa i përket Organizmave Ndërkombëtarë, Selia e Shenjtë është e pranishme në OKB me cilësi të “Shtetit vrojtues”. “Selia e Shenjtë është më tutje anëtare e 7 Organizmave apo të Agjencive të OKB-së, vëzhguese në 8 organizma tjerë e anëtare apo vëzhguese në 5 Organizata rajonale”, nënvizoi ditë më parë një deklaratë e Sallës së Shtypit të Vatikanit duke kujtuar se më 5 dhjetor 2011, në Gjenevë, Këshilli i Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit ka miratuar statusin e anëtarësisë për Selinë e Shenjtë. Ndër të “rejat” e 2011-së, deklarata e Sallës së Shtypit shënon se më 18 qershorin e kaluar, pas pranimit nga ana e Vendeve Anëtare, Papa ka emëruar nuncin apostolik pranë Shoqatës së Kombeve të Jug-Lindjes Aziatike.







All the contents on this site are copyrighted ©.